Përleshje në një pompë derivatesh në Veternik, dy persona përfundojnë në trajtim mjekësor

Dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike mbrëmjen e sotme në një pompë të derivateve në lagjen Veternik. Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. “Sot rreth orës 20:00 në Veternik dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike”, ka deklaruar Pllana. Ai bëri të ditur…

Lajme

11/05/2026 22:38

Dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike mbrëmjen e sotme në një pompë të derivateve në lagjen Veternik.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 20:00 në Veternik dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike”, ka deklaruar Pllana.

Ai bëri të ditur se të dy personat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njësitë relevante policore janë duke ndërmarrë veprimet dhe procedurat e nevojshme lidhur me rastin. /Lajmi.net/