Përleshje mes protestuesve dhe policisë gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë

Forcat policore shqiptare janë përplasur me protestuesit në Tiranë në orët e para të së dielës, gjatë shembjes së objektit të Teatrit Kombëtar.

ShowBiz

17/05/2020 09:22

Përleshja ka nisur kur një i ri ka tentuar që ta kalojë kordonin policor, raporton TCh.

Policia ka ndërhyrë menjëherë duke e mos lejuar që kordoni të kalohet nga protestuesit dhe aktivistët.

Gjatë përleshjes me policinë, protestuesit bënin thirrje ‘poshtë diktatura’, në konfrontimin verbal me policinë.

Ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar po protestojnë ish-deputetë dhe mbështetës të Lëvizjes Socialiste.

Shembja e objektit kishte nisur në orët e para të mëngjesit të së dieles. Disa aktorë që protestonin për ruajtjen e objektit, janë shoqëruar në polici.

Sipas medieve shqiptare, në polici janë shoqëruar aktori Neritan Liçaj, aktorja Juli Emiri dhe regjisori Robert Budina.

Për shembjen e Teatrit Kombëtar është dashur edhe ndërhyrja e policisë.

Rreth incidenteve ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Rama e ka postuar një video në facebook, teksa ka shkruar se protestuesit që protestonin për ruajtjen e godinës “nuk e duan zhvillimin e kryeqytetit”.

Sipas Ramës, protestuesit janë të njëjtën persona që kanë protestuar edhe për projekte të tjera madhore.