Përleshje mes dy vëllezërve në Mitrovicë pas kontestit pronësor, një person pëson lëndime

Një incident mes dy vëllezërve ka ndodhur të premten pasdite në Mitrovicë, si pasojë e një mosmarrëveshjeje lidhur me një kontest pronësor. Sipas informacioneve nga policia, dy të dyshuarit janë përfshirë në një përleshje fizike ndërmjet vete, ndërsa situata ka eskaluar deri në atë masë sa një person tjetër, i cili kishte ndërhyrë për t’i…

Lajme

10/05/2026 09:00

Një incident mes dy vëllezërve ka ndodhur të premten pasdite në Mitrovicë, si pasojë e një mosmarrëveshjeje lidhur me një kontest pronësor.

Sipas informacioneve nga policia, dy të dyshuarit janë përfshirë në një përleshje fizike ndërmjet vete, ndërsa situata ka eskaluar deri në atë masë sa një person tjetër, i cili kishte ndërhyrë për t’i ndalur, ka pësuar lëndime trupore.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor pas incidentit, ndërsa organet e rendit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të trajtuar rastin.

Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë. /Lajmi.net/