Përleshje mes dy personave në Strellc të Deçanit, njëri e godet tjetrin me veturë – Policia jep detaje

Një përleshje mes dy personave ka ndodhur sot në fshatin Strellc të Deçanit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë se përleshja ka filluar në një lokal, dhe pasi kanë dal jashtë njëri nga ta e ka goditur tjetrin me veturë dhe është larguar. Gashi ka thënë se njësitet…

Lajme

07/05/2025 11:48

Një përleshje mes dy personave ka ndodhur sot në fshatin Strellc të Deçanit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë se përleshja ka filluar në një lokal, dhe pasi kanë dal jashtë njëri nga ta e ka goditur tjetrin me veturë dhe është larguar.

Gashi ka thënë se njësitet policore janë në vendin e ngjarjes.

“Stacioni policor në Deçan është njoftuar për një aksident në fshatin Strellc. Kur kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë kuptuar se ka të bëjë me një përleshje mes dy personave në një lokal , pastaj kanë dalë jashtë dhe njëri prej tyre e ka goditur tjetrin me veturë dhe është larguar. Nuk kemi informacione për të vrarë. Tash janë njësitet policore atje dhe e shohin se cka ka ndodhë”, ka thënë Gashi.