Përleshje mes dy grupeve të të rinjve në Pejë, dy persona plagosen me thikë

Një përleshje mes dy grupeve të të rinjve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pejë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur nga një mjet i mprehtë. Rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Çelaj”, rreth orës 09:40, ndërsa Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë pas incidentit. Rasti është konfirmuar për lajmi.net nga zyrtari për informim…

Lajme

18/08/2026 11:33

Një përleshje mes dy grupeve të të rinjve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pejë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur nga një mjet i mprehtë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Çelaj”, rreth orës 09:40, ndërsa Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë pas incidentit.

Rasti është konfirmuar për lajmi.net nga zyrtari për informim i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova.

“Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Agim Çelaj’ rreth orës 09:40 minuta. Policia ka arritur me urgjencë. Të plagosurit po trajtohen në Spital”, ka deklaruar Rugova për lajmi.net.

Dy personat e plagosur janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa Policia po merret me rastin. /Lajmi.net/