Përleshje mes dy grupeve në Prizren, një i lënduar dhe tre të arrestuar – Policia cilëson rastin si “huliganizëm”
Dy grupe të qytetarëve janë sulmuar në Prizren ku si pasojë njëri ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin, tre persona janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, shkruan lajmi.net. Policia e ka cilësuar rastin si “pjesëmarrje në turmë që shkakton vepër penale dhe huliganizëm”. “Prizren / 23.02.2025 –…

Lajme
Dy grupe të qytetarëve janë sulmuar në Prizren ku si pasojë njëri ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Në lidhje me rastin, tre persona janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, shkruan lajmi.net.
Policia e ka cilësuar rastin si “pjesëmarrje në turmë që shkakton vepër penale dhe huliganizëm”.
“Prizren / 23.02.2025 – 13:30. Janë sulmuar mes veti dy grupe të personave dhe si pasojë njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/