Përleshje me thika në Prishtinë, lëndohen dy persona

Në orët e mbrëmjes të së mërkurës ka ndodhur një përleshje në lagjen “Arbëria” në kryeqytet, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona pasi janë përdorur edhe armë të ftohta.

Lajme

11/05/2022 23:26

Dëshmitarët e ngjarjes i thanë KosovaPress-it se në këtë përleshje janë përfshirë dy familje ndërsa ka mbetur i plagosur nga thika një 17-vjeçar, emër i njohur për redaksinë, si dhe një tjetër.

KosovaPress ka tentuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje, por deri në publikimin e këtij shkrimi, nuk janë përgjigjur.