Përleshje fizike tek Ministria e Kulturës- I dyshuar Xhelal Krasniqi, sekretari që ishte arrestuar edhe më parë
Një mosmarrëveshje dyshohet se ka përfunduar me sulm fizik para pak çastesh në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS). Burime të Gazeta10, bëjnë të ditur se sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Xheladin Krasniqi ka sulmuar fizikisht zyrtarin e kësaj ministrie Miftar Latifin. “Sekretar i MKRS-së, Xhelal Krasniqi ka…
Lajme
Një mosmarrëveshje dyshohet se ka përfunduar me sulm fizik para pak çastesh në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).
Burime të Gazeta10, bëjnë të ditur se sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Xheladin Krasniqi ka sulmuar fizikisht zyrtarin e kësaj ministrie Miftar Latifin.
“Sekretar i MKRS-së, Xhelal Krasniqi ka sulmuar fizikisht zyrtarin e kësaj ministrie Miftar Latifi, rasti është lajmëruar në polici dhe sekretari Krasniqi tashmë ndodhet në Polici”, ka njoftuar burimi.
Gazeta10 ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare.
Kujtojmë se, Xheladin Krasniqi vite më parë ishte bërë i njohur për gjuhën e tij homofobike ndaj shfaqjes “55 shades of gay” nga Qendra Multimedia.
Ai këtë shfaqej e kishte quajtur “degjenerim të skajshëm” dhe kishte kërcënuar me vdekje.
“Uuuuu çfarë degjenerimi i skajshëm. E shpat e bi bre. Mir ish kon para se me ju hjek kokën, me ja u rras shpaten ne b…” – kishte shkruar ai në Facebook.
Për këtë gjuhë të papranueshme, Krasniqi në atë kohë ishte dërguar në mbajtje për 48 orë nga Policia e Kosovës.