Përleshje fizike në mes disa personave në Pejë, arrestohen tre persona të dyshimtë

Drejtoria Rajonale e Policisë është njoftuar mbrëmë se në rrugën “Konferenca e Bujanit” nё Pejё, ka ndodhur njё rrahje. Policia menjëherë i është përgjigjur rastit ku nё vendin e ngjarjes janё hasur personat e dyshuar dhe viktima. Tё dyshuarit në këtë rast janё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, ku deri te…

Lajme

13/03/2025 09:08

Drejtoria Rajonale e Policisë është njoftuar mbrëmë se në rrugën “Konferenca e Bujanit” nё Pejё, ka ndodhur njё rrahje.

Policia menjëherë i është përgjigjur rastit ku nё vendin e ngjarjes janё hasur personat e dyshuar dhe viktima.

Tё dyshuarit në këtë rast janё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, ku deri te rrahja dyshohet se ka ardhur derisa tre tё dyshuarit e kanё sulmuar tё dyshuarin e katёrt dhe viktimёn, me ç’rast i dyshuari i katёrt duke pёrdorur mjetin e mprehtë (thikё), ka therur me thikё dy nga tё dyshuarit tё cilёve iu ka shkaktuar lёndime trupore, transmeton lajmi.net.

“Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, tre nga tё dyshuarit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndёrsa njёri nga të dyshuarit ёshtё liruar nё procedurё të rregullt”./Lajmi.net/