Përleshje fizike në Gjakovë, tre persona arrestohen – dy vajza përfundojnë në spital

Një përleshje fizike është raportuar mbrëmë rreth orës 21:52 në rrugën “Pajazit Nushi” në Gjakovë, ku janë përfshirë pesë persona, përfshirë dy viktima femra dhe tre të dyshuar dy femra dhe një mashkull, të gjithë shtetas kosovarë. Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit janë përleshur fizikisht me dy viktimat, të cilat kanë pësuar lëndime trupore…

Lajme

09/08/2025 10:19

Një përleshje fizike është raportuar mbrëmë rreth orës 21:52 në rrugën “Pajazit Nushi” në Gjakovë, ku janë përfshirë pesë persona, përfshirë dy viktima femra dhe tre të dyshuar dy femra dhe një mashkull, të gjithë shtetas kosovarë.

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit janë përleshur fizikisht me dy viktimat, të cilat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Policia ka arrestuar menjëherë tre të dyshuarit, ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar tre të dyshuar, dy femra dhe një mashkull kosovarë, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht me dy viktimat femra kosovare. Si pasojë, dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, dy të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.