Përleshje fizike mes disa personave në Podujevë

Një përleshje fizike në mes të disa personave u raportua të ketë ndodhur dje në Podujevë. Pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri tek rrahja në mes dy meshkujve , ndërsa më pas ka ardhur edhe i dyshuari i tretë i cili dyshohet se ka kanosur njërin nga të përfshirët në rrahje. Me vendim të prokurorit,…

Lajme

12/12/2025 08:54

Një përleshje fizike në mes të disa personave u raportua të ketë ndodhur dje në Podujevë.

Pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri tek rrahja në mes dy meshkujve , ndërsa më pas ka ardhur edhe i dyshuari i tretë i cili dyshohet se ka kanosur njërin nga të përfshirët në rrahje.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit që ishin rrahur janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari që kishte kanosur është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./Lajmi.net/