Përleshja fizike në Kuvend, reagon Mërgim Lushtaku

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka reaguar pas përleshjes fizike në të cilin ishte i përfshirë gjatë seancës së sotme në Kuvend. Lushtaku ka deklaruar shkurt se se reagimi i tij ishte kundër “Radojciqit dhe argatëve te tij”. Kryeministri Kurti ishte duke folur për situatën në veri të Kosovës, kur fjalimi i…

Lajme

13/07/2023 13:09

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka reaguar pas përleshjes fizike në të cilin ishte i përfshirë gjatë seancës së sotme në Kuvend.

Lushtaku ka deklaruar shkurt se se reagimi i tij ishte kundër “Radojciqit dhe argatëve te tij”.

Kryeministri Kurti ishte duke folur për situatën në veri të Kosovës, kur fjalimi i tij u ndërpre nga deputetët e opozitës që brohorisnin “rrenc”.

Fillimisht, në drejtim të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi u hodh ujë nga deputeti Lushtaku, pasi Bislimi largoi dhe grisi nga foltorja një foto-montazhë të kryeministrit me hundë të zgjatur që opozita ia kishte vendosur aty.