Përkundër që shënoi katër gola, shakatë për Nunez s’kanë të ndalur – lojtari bëhet meme në rrjetet sociale

Ndonëse në paraqitjen e mbrëmshme ndaj Leipzig shënoi katër gola, Darwin Nunez nuk po u shpëton assesi shakave që po bëhen në rrjetet sociale. 75 milionëshi i Liverpoolit në performancat e para të tij nuk është se po bind shumë, transmeton lajmi.net. Golat e shënuar dje duket se nuk ia “lanë” disa gabime që bëri…

Sport

22/07/2022 10:16

Ndonëse në paraqitjen e mbrëmshme ndaj Leipzig shënoi katër gola, Darwin Nunez nuk po u shpëton assesi shakave që po bëhen në rrjetet sociale.

75 milionëshi i Liverpoolit në performancat e para të tij nuk është se po bind shumë, transmeton lajmi.net.

Golat e shënuar dje duket se nuk ia “lanë” disa gabime që bëri gjatë kësaj përballjeje.

Në njërin prej momenteve të pikasuara nga futbolldashësit, uruguajani nuk arrin ta marrë topin fare, duke e goditur atë pa qëllim me thembër.

 

Duke i parë këto huqje të ish-lojtarit të Benficas, një fans tjetër u kujtua për diçka më qesharake.

 

Mbetet të shihet nëse Nunez do t’i heshtë kritikët në lojërat e ardhshme. /Lajmi.net/