Përkujtohen viktimat e aksidenteve rrugore
Përveç 85 personave që kanë humbur jetën gjatë periudhës janar-tetor, në Ditën Botërore të Përkujtimit të Viktimave në Aksidentet e Trafikut, janë përkujtuar të gjithë ata që humbën jetën në trafik me një aksion simbolik, me ndezjen e qirinjve, organizuar nga Asociacioni Kosovar i Motorizimit dhe Kolegji Tempulli. Nënkoloneli i drejtorit të Divizionit të Trafikut…
Lajme
Përveç 85 personave që kanë humbur jetën gjatë periudhës janar-tetor, në Ditën Botërore të Përkujtimit të Viktimave në Aksidentet e Trafikut, janë përkujtuar të gjithë ata që humbën jetën në trafik me një aksion simbolik, me ndezjen e qirinjve, organizuar nga Asociacioni Kosovar i Motorizimit dhe Kolegji Tempulli.
Nënkoloneli i drejtorit të Divizionit të Trafikut Rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi, ka thënë se fatmirësisht ka ulje sivjet të numrit të viktimave si pasojë e aksidenteve rrugore.
“Ne me këto aktivitete, po i bashkohemi një thirrje ndërkombëtare që ka të bëjë me përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor. Me këtë qëllim PK, ka realizuar disa aktivitete të përbashkëta dhe të njëjtën kohë, ne e kemi shfrytëzuar rastin përmes kësaj dite të veprojmë bashkërisht, të ndryshojmë sjellje në trafikun rrugorë, me qëllim të kemi sa më pak aksidente dhe në veçanti sa më pak viktima. Këtë vit shënojmë me numër shumë më të vogël, sesa shumë vite më parë, krahasojmë 10 vite më herët për 30 persona më pak që kanë humbur jetën për këto 10 vite”, ka thënë Rexhepi.
Eksperti i komunikacionit, Muhamed Krasniqi ka bërë të ditur se ky aktivitet shënon përmbylljen e aktiviteteve të shënimit të kësaj dite botërore.
“Shënon përmbylljen e aktiviteteve të shënimit të ditës botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor, për mbylljen e aktiviteteve që Kosova i ka bërë, në kuadër të këtij shënimi të kësaj fushate”, ka thënë Krasniqi.
Policia e Kosovës bënë thirrje për kujdes të shtuar në trafik dhe t’i respektojnë rregullat për të shmangur vdekjet tragjike.