Përkeqësohet gjendja e Papa Françeskut

Papa Françesku, i cili prej dy javësh po lufton me pneumoninë, ka pasur një krizë “të izoluar” të frymëmarrjes në spital, ka thënë Vatikani. Ajo çoi në një episod të vjellash dhe një “përkeqësim të papritur të gjendjes së tij të frymëmarrjes” të premten pas “bronkospazmës” me kollë shkruan BBC. Papës tani i është vendosur…

Bota

28/02/2025 23:36

Papa Françesku, i cili prej dy javësh po lufton me pneumoninë, ka pasur një krizë “të izoluar” të frymëmarrjes në spital, ka thënë Vatikani.

Ajo çoi në një episod të vjellash dhe një “përkeqësim të papritur të gjendjes së tij të frymëmarrjes” të premten pas “bronkospazmës” me kollë shkruan BBC.

Papës tani i është vendosur maska në fytyrë për ta ndihmuar të marrë frymë.Burimet e Vatikanit thonë se mjekëve të Papës u duhen 24-48 orë për të përcaktuar nëse ka pasur ndonjë dëmtim apo kthim në gjendjen e tij. Për momentin nuk po japin asnjë prognozë.