Përjashtohet nga Eurovisioni,anëtarja jurisë nga Rusia (Video)

Vetëm disa orë para se të fillojë nata e parë gjysmë finale e Eurovisonit, EBU-ja ka përjashtuar njërin nga katër anëtarët e jurisë nga Rusia.

Fun

10/05/2016 20:57

Siç ka njoftuar vetëm EBU-ja në një deklaratë për media, kjo është bërë pasi njëra anëtare e jurisë nga Rusia, ka xhiruar deh më pas lëshuar në internet përformancat e brendshme të dy këngëtarëve përfaqësues nga Armenia dhe Holanda, transmeton lajmi.net.

Votimi në Evrovizion bëhet 50 përqind nga juria profesionale dhe 50 përqind nga votat e publikut.

Por para dy netëve gjysmëfinale, juritë e vendeve respektove shohin këngët përfaqësuese në një transmetim të brendshëm dhe i votojnë këngët dhe përformancat të cilat pastaj do të jenë të njëjta në transmetimet e drejtpërdrejta, transmeton lajmi.net.

EBU-ja ka njoftuar se e ka njoftuar televizionin rus, RTR për vendimin e marrë. Televizioni është pajtuar dhe ka kërkuar falje për këtë veprim të anëtares së tyre të jurisë.

Gjithashtu televizioni rus i ka kërkuar falje televizionit armenes dhe atij holandez për këtë veprim të anëtares së jurisë së tyre.

EBU ka njoftuar se votat e anëtarëve të tjerë të jurisë ruse janë të vlefshme kurse deri në natën finale, televizioni rus duhet ta zëvendësojë anëtaren e jurisë që është përjashtuar.

Megjithëkëtë, videoja që kjo anëtare e jurisë ka lëshuar në internet, është parë mijëra herë dhe është shpërndarë në internet/lajmi.net

Videon mund ta shikoni më poshtë.

YouTube player