Përjashtimet e përkohshme ishin masat që Kuvendi i Shqipërisë kishte marrë ndaj deputetëve sherraxhi
Një prej mënyrave sesi Kuvendi i Kosovës mund të sigurojë vazhdueshmërinë dhe normalitetin e seancave parlamentare është vendimi për përjashtimin e përkohshëm të një deputeti që shkakton trazira, duke ia pamundësuar atij futjen në sallën e Kuvendit.

Lajme
Në Kuvendin e Shqipërisë, që karakterizohet nga tonet e ndezura dhe tensionet e larta kjo masë merret shumë shpesh.
Rasti më flagrant i marrjes së masave ndëshkuese të Kuvendit të Shqipërisë ka qenë ajo kundër ish-kryeministrit Berisha në qershor të 2014 të cilit iu ndalua pjesëmarrja në Kuvend për 10 ditë. Atëherë kryekuvendari Ilir Meta, ndërpreu seancën duke mos lejuar vazhdimin e fjalorit banal të ish-kryeministrit kundër gruas së Erion Veliajt, e më pas të mblidhte byronë parlamentare për të marrë vendimin e pezullimit të Berishës për 10 ditë nga veprimtaritë e Kuvendit.
Gjithashtu, byroja e Kuvendit të Shqipërisë e përjashtoi për 7 ditë edhe deputetin e Partisë Socialiste, Arben Noka, në korrik të vitit të kaluar kur ai u përlesh me demokratin Genti Strazimiri.