Perisic: Jemi të parët, vetëm kjo ka rëndësi

Ivan Perisic ishte njëri nga protagonistët kryesor i triumfit të Interit në Artemio Franchi ndaj Fiorentinës në kuadër të xhiros së 21-të të Serie A.

Sport

05/02/2021 23:30

Sulmuesi i Interit Ivan Perisic tha se “Nerazzurrët” siguruan tre pikë të rëndësishme kundër Fiorentinas, pasi shënoi golin e dytë në fitoren 2-0, transmeton lajmi.net.

Kroati dyfishoi epërsinë për Interin pas 51 minutave lojë, pasi Nicolò Barella u kishte dhënë epërsinë në minutën (31’).

“Unë mendoj se kemi luajtur një ndeshje të mirë. Ne kishim shumë mundësi të shënonim, mund ta mbyllnim më herët ndeshjen, por morëm tre pikë të rëndësishme”, tha Perisic.

“Ne jemi të parët, kjo është ajo që vlen. Tani, ne shkojmë në Torino për të fituar”, përfundoi Ivan Perisic.

Perisic iu referua gjysmëfinales së Coppa Italia kundër Juventusit javën e ardhshme, ku Interi synon të kthejë një humbje 2-1 nga San Siro në ndeshjen e parë./Lajmi.net/