Perisic barazon një rekord të Messit, në Botëror

Futbollisti kroat, Ivan Perisic, ka shkruar historinë e Kupës së Botës, duke u bërë lojtari i dytë që regjistron të paktën një asist në katër turne të ndryshme të këtij kompeticioni. Perisic i bëri një asist të bukur mbrëmë Petar Musas, për golin e dytë që Kroacia i shënoi Anglisë. Me këtë arritje, ai i…

Sport

18/06/2026 14:59

Futbollisti kroat, Ivan Perisic, ka shkruar historinë e Kupës së Botës, duke u bërë lojtari i dytë që regjistron të paktën një asist në katër turne të ndryshme të këtij kompeticioni.

Perisic i bëri një asist të bukur mbrëmë Petar Musas, për golin e dytë që Kroacia i shënoi Anglisë.

Me këtë arritje, ai i bashkohet legjendës argjentinase, Lionel Messi, i cili ishte lojtari i vetëm që ka realizuar një sukses të tillë në histori të Botërorit, shkruan IndeksOnline.

Perisic vazhdon të jetë një figurë kyçe për përfaqësuesen kroate, ndërsa me këtë rekord ai ka siguruar një vend të veçantë në historinë e Kupës së Botës, përkrah një prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Lionel Messi.