Përhapja e koronavirusit në Itali shtynë Armanin të anuloj sfilatën
Italia është në alarm pas përhapjes së vrullshme të koronavirusit.

ShowBiz
Përhapja e koronavirusit në Itali kishte, shtyrë federatën e futbollit të anulojë disa ndeshje të planifikuara të luhen këtë të diell, transmeton lajmi.net.
Por nuk janë vetëm ndeshjet e futbollit ato që janë anuluar, këtë jave ishte e paraparë të mbahet edhe një sfilatë nga Giorgio Armani e cila është shtyrë për të njëjtat shkaqe.
“Ky vendim është marrë për sigurinë dhe mirëqenien e të ftuarve, duke mos u kërkuar të jenë të pranishëm në vende shumë të populluara”, -është shprehur një përfaqësues PR-i i markës së famshme. /Lajmi.net/