Përgjigjja në fushë

Cristiano Ronaldo thotë se nuk kishte “asgjë për të dëshmuar” pasi udhëhoqi Portugalinë drejt kualifikimit për në Kampionatin botëror 2014 me het-trik në fitoren 3:2 ndaj Suedisë në ndeshjen e dytë të barazhit. Ylli i Real Madridit realizoi tri herë brenda pjesës së dytë – kurse kishte shënuar edhe golin e fitores 1:0 në ballafaqimin…

Sport

20/11/2013 08:46

Cristiano Ronaldo thotë se nuk kishte “asgjë për të dëshmuar” pasi udhëhoqi Portugalinë drejt kualifikimit për në Kampionatin botëror 2014 me het-trik në fitoren 3:2 ndaj Suedisë në ndeshjen e dytë të barazhit.

Ylli i Real Madridit realizoi tri herë brenda pjesës së dytë – kurse kishte shënuar edhe golin e fitores 1:0 në ballafaqimin e parë – duke e kaluar Portugalinë në ‘Brazil 2014’.

Edhe pse ishte i lumtur që skuadra e tij e siguroi kualifikimin ai e mohoi rëndësinë e barazimit të rekordit të Pauletas prej 47 golash për Kombëtaren.

“Rekordet janë për tu thyer. Nuk ishte prioritet i imi. E dija se Portugalia kishte nevojë për mua. Nuk kam çka t’i dëshmohem askujt. Mundohem ta kryej punën time dhe përgjigjem në fushë. E kam bërë punën time për ekipin. Është ekipi që duhet uruar. Ne vuajtëm, pa dyshim, por kështu arrihen gjëra ë mëdha”, deklaroi Ronaldo.