Përgjigja e Serbisë për kapitullin e 35-të: Shumë çështje të diskutueshme

Gjatë vlerësimit të draftit të BE-së për kapitullin e 35-të, Serbia është e bindur se vërejtjet e saj në përgatitjen e këtij dokumenti as nuk janë marrë parasysh por as edhe respektuar.

Lajme

15/10/2015 09:23

Një debat i tillë është ngritur sot edhe nga drejtori i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, i cili ka deklaruar për B92, se është e vërtetë që në këtë dokument  nuk shkruan se kërkohet nga Serbia të njohë zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, por kjo nuk do të thotë se “ne jemi naiv”, transmeton lajmi.net.

Në përgjigjen e Serbisë janë dërguar një numër i kundërshtimeve, disa prej tyre kanë lidhje me formulimin “e përparimit të procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën” si dhe kërkesën e Prishtinës që të ndërpritet financimi i strukturave serbe në Kosovë, ku me këtë gjest do të mbesnin pa punë afro 5.000 njerëz, duke përfshirë këtu edhe ata të “Ujëmanit”.

Gjithashtu, në përgjigjen e palës serbe thuhet se miratimi i një ligji të veçantë për vendin dhe juridiksionin territorial të gjykatave dhe prokurorive bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Serbisë, si dhe pranimi i vulave të Kosovës ka qenë problematik për shkak të termit “Republika e Kosovës”. (lajmi.net)