Përgjatë dimrit mund të përjetoni tharjen e syve, ja se çfarë duhet të bëni

Sy të thatë është një problem i zakonshëm që shumë njerëz e përjetojnë përgjatë stinës së dimrit.

Lifestyle

04/12/2019 13:21

Zakonisht është rezultat për shkak se jashtë është ftohët, ndërsa brenda ngrohtë, për këtë arsye sytë mund ta humbin lagështinë.

Po ashtu, ju mund të ndjeni edhe kruarje dhe djegie në sy  përgjatë kësaj stine, raporton “The Indian Express”, transmeton lajmi.net.

Doktorët kanë dhënë disa këshilla se si t’i mbroni sytë dhe të mos përjetoni djegie përgjatë stinës së thatë.

Mos i fërkoni sytë, rekomandojnë mjekët, sepse kështu e largoni ujin që gjendet në sy.

Qëndroni larg nga nxehtësia e drejtpërdrejtë si stufat pasi që ndikon në avullimin e syve dhe e bënë lëkurën më të errët.

Mundoheni të i shmangni paisjet digjitale sa më shumë që të mundeni pasi që e rritin efektin e syve të thatë.

Konsumoni po ashtu, ushqime të pasura me vitaminë A dhe omgea 3 si dhe peshq. Përdorni edhe syze 100% kundër rrezeve të diellit, sidomos në ambiente të vështira si bora, akulli pasi që i bëjnë rrezet UV shumë më të fuqishme. /Lajmi.net/