Përgatitni deodorant natyral në shtëpinë tuaj me këtë recetë (FOTO)
Deodoranti është një produkt i domosdoshëm për mirëmbajtjen e higjienës personale të çdo individi.
Lifestyle
Por, edhe pse jemi mësuar që të shpenzojmë dhjetëra euro brenda muaji për të blerë deodorante, siç duket tani këtë mund ta bëjmë vet në shtëpi.
Në një grup në Facebook, një pjesëtare e grupit e ka postuar një recetë se si të bëni deodorant natyral brenda një kohe të shkurtër në shtëpinë tuaj, raporton lajmi.net.
Ajo, këtë recetë e ka shoqëruar edhe me një fotografi se si duket produkti.
Më poshtë, lajmi.net e transmeton për ju këtë recetë të cilën mund ta përgatitni edhe ju vetë në shtëpi.
1 lugë gjelle niseshte
1 lugë gjelle sode të bukës (baking soda)
1 lugë gjelle vaj kokosi
Pastaj i përzieni mirë dhe i vendosni në një enë të vogël, dhe ajo do të jetë gati për përdorim.
Masa e krijuar me këto sasi do të jetë rreth 70-80 gram.