Përfundon takimi në Bruksel, s’ka asnjë përparim!

Nën ndërmjetësimin e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, sot në Bruksel u zhvillua një tjetër rund bisedimesh mes kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq. Takimi trepalësh, megjithë pritjet për përparim, përfundoi pa ndonjë rezultat konkret. Të dyja palët mbetën në pozicionet e tyre dhe, si në rastet e mëparshme, nuk munguan…

Lajme

11/09/2025 17:31

Nën ndërmjetësimin e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, sot në Bruksel u zhvillua një tjetër rund bisedimesh mes kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Takimi trepalësh, megjithë pritjet për përparim, përfundoi pa ndonjë rezultat konkret. Të dyja palët mbetën në pozicionet e tyre dhe, si në rastet e mëparshme, nuk munguan akuzat e ndërsjella për mungesë të vullnetit politik për zbatim të marrëveshjeve të dakorduara, transmeton lajmi.net.

Përfaqësuesit e Serbisë theksuan se prioritet mbetet krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke e konsideruar këtë si element kyç të marrëveshjes.

Ndërkohë, pala kosovare kërkoi zbatimin e plotë të marrëveshjes bazë, me theks të veçantë në çështjen e komisioneve për të pagjeturit – një temë që mbetet shumë e ndjeshme për opinionin publik në Kosovë.

Dialogu mes dy vendeve vazhdon të mbetet i vështirë, me dallime të thella në interpretimin dhe prioritetet e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit./lajmi.net/