Përfundon takimi me ambasadorët, Kurti largohet “vrap” nga Qeveria
Ka përfunduar takimi i paparalajmëruar i ambasadorëve të vendeve të QUIN-it me kryeministrin e vendit, Albin Kurti. Ambasadorët sot kanë zbarkuar në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, meqë rast kanë takuar kryeministrin Kurti. Ky takim erdhi pas zhvillimeve të shumta në veri të vendit dhe sulmit në “Ibër Lepenc” që ndodhi natën e 29 nëntorit.…
Lajme
Ka përfunduar takimi i paparalajmëruar i ambasadorëve të vendeve të QUIN-it me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Ambasadorët sot kanë zbarkuar në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, meqë rast kanë takuar kryeministrin Kurti.
Ky takim erdhi pas zhvillimeve të shumta në veri të vendit dhe sulmit në “Ibër Lepenc” që ndodhi natën e 29 nëntorit.
Pas përfundimit të takimit që patën sot Kurti dhe ambasadorët, ai është parë duke u larguar shpejtë nga objekti i Qeverisë së Kosovës.
Nën përcjellje të zyrtarëve policorë Kurti tashmë u largua në takimin e radhës të cilin ka në agjendë./Lajmi.net/