Përfundon takimi i shefit të CIA-së me presidenten Osmani

Kreu i Inteligjencës amerikane, saktësisht shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës ( CIA), William Burns, është takuar sot me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Burns është parë sot duke hyrë në objektin e Presidencës së Kosovës. Ende nuk është konfirmuar as vizita e tij Burns në Kosovë por as takimi me presidenten Osmani. Vizita…

Lajme

22/08/2024 16:13

Kreu i Inteligjencës amerikane, saktësisht shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës ( CIA), William Burns, është takuar sot me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Burns është parë sot duke hyrë në objektin e Presidencës së Kosovës.

Ende nuk është konfirmuar as vizita e tij Burns në Kosovë por as takimi me presidenten Osmani.

Vizita e tij në Kosovë vie pasi zyrtari i lartë amerikan qëndroi në vendet e rajonit si Bosnje dhe Serbi.

Në Bosnje e Hercegovinë më 20 gusht, Burns u takua me homologët e tij nga sektori i inteligjencës, me anëtarët e Presidencës së këtij shteti dhe me ministrin e Jashtëm të Bosnjës.

Ndërkaq, më 21 gusht shkoi në Beograd, por kjo vizitë nuk u konfirmua dhe as u mohua nga zyrtarët në Serbi dhe Shtetet e Bashkuara.

Vizita e Burnsit në rajon vjen në kohën kur ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se shteti i tij është sfiduar në disa aspekte nga Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti.