Përfundon takimi i Osmanit me liderët e partive politike

Pas dy orëve ka përfunduar takimi i liderëve të partive politike në Kosovë me presidenten Vjosa Osmani. Kësaj ftese të presidentes Vjosa Osmani iu përgjigjën pozitivisht të gjithë përfaqësuesit e partive politike. Pas takimit tanimë u bë e ditur se s’ka asnjë dakordim tjetër, përpos që të shpallet data e zgjedhjeve. Tanimë takimi ka përfunduar…

Lajme

31/10/2025 14:03

Pas dy orëve ka përfunduar takimi i liderëve të partive politike në Kosovë me presidenten Vjosa Osmani.

Kësaj ftese të presidentes Vjosa Osmani iu përgjigjën pozitivisht të gjithë përfaqësuesit e partive politike.

Pas takimit tanimë u bë e ditur se s’ka asnjë dakordim tjetër, përpos që të shpallet data e zgjedhjeve.

Tanimë takimi ka përfunduar derisa para objektit të Kuvendit të Kosovës pritet të deklarohet presidentja Osmani.

Osmani thirri këtë takim pasi i mandatuari i parë nga ajo, Albin Kurti i partisë fituese Lëvizja Vetëvendosje, dështoi t’i fitonte votat e mjaftueshme në Kuvend të dielën për ta zgjedhur qeverinë e re.

Ajo duhet ta caktojë një mandatar tjetër për formimin e qeverisë brenda 10 ditësh nga dështimi i mandatarit të parë, sipas Kushtetutës.

Megjithatë, nuk është e qartë nëse do të caktohet një mandatar i ri, për shkak të mungesës së vullnetit nga partitë për të arritur ndonjë koalicion qeverisës.

Lideri i partisë së dytë më të votuar, Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, të dielën e hodhi poshtë mundësinë që të bëhet mandatar i radhës, në rast se presidentja do ta pyeste nëse e ka shumicën.

Pak ditë pasi nuk e mori mbështetjen e Kuvendit për një mandat të tretë, Kurti – i cili është kryeministër në detyrë – paralajmëroi zgjedhje të reja në dhjetor./Lajmi.net/