​Përfundon takimi i Kurtit me Hamzën, ky i fundit e përcjell kryeministrin në detyrë deri tek makina

Ka përfunduar takimi i kryeministrit në detyrë Albin Kurti me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza. Albin Kurti i shkoi sot pasdite në zyrë në Komunën e Mitrovicës, Bedri Hamzës. Deri më tani nuk ka pasur ndonjë informacion zyrtar lidhur me këtë takim. Ndryshe, sot për të 29-ën herë me radhë ka…

Lajme

09/06/2025 14:54

Ka përfunduar takimi i kryeministrit në detyrë Albin Kurti me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Albin Kurti i shkoi sot pasdite në zyrë në Komunën e Mitrovicës, Bedri Hamzës.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë informacion zyrtar lidhur me këtë takim.

Ndryshe, sot për të 29-ën herë me radhë ka dështuar të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Të gjitha vazhdimet e deritanishme të seancës konstituive qysh nga data 15 prill kanë dështuar, pasi Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk kanë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.

Vazhdimet e seancës konstituive nuk po zgjasin shumë, pasi tentimi i tri partive Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa për formimin e komisionit për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë po dështon në votim.

Tentimi për votim të fshehtë nga Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa vjen pasi Albulena Haxhiu gjashtë herë ka dështuar të merr gjashtëdhjetenjë (61) votat e nevojshme.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA janë kundër Albulena Haxhiut për kryeparlamentare dhe po ashtu kundër votimit të fshehtë që po kërkojnë Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa.

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka dërguar për interpretim në Kushtueses mënyrën e votimit të fshehtë.