Përfundon sfida me 5 gola mes Sevillas dhe Dortmundit

Me rezultat 3-2 në të mirë të ekipit gjerman është mbyllur sfida mes Dortmundit dhe Sevillas.

Sport

17/02/2021 22:52

Suso në minutën e 7-të zhbllokoi rezultatin e ndeshjes, mirëpo në pjesën e parë pamë edhe tre gola të tjerë, shkruan lajmi.net.

Me golat e Dahoud 19’, dhe më pas dy gola të tjerë nga Haaland 27’ dhe 43’, u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Luuk de Jong në minutën e 84-të shënoi një gol për ta lënë ndeshjen të hapur për në Gjermani.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 9 mars, në Signal Iduna Park./Lajmi.net/