Përfundon sezoni për Jordi Alban

Barcelona e ka mbushur një infermieri me lëndime. Pas Neymarit, edhe Jordi Alba do të mungojë për një periudhë afatgjate. Në fakt, për mbrojtësin spanjoll sezoni aktual ka marrë fund, për shkak të një tërheqjeje muskulore.

Sport

18/04/2014 00:40

Vazhdon ‘epidemia’ e lëndimeve në shtëpinë e Barcelonës. Gjiganti katalunas, i cili është në krizë rezultatesh, nuk do të mund të llogarisë në brazilianin Neymar për një muaj.

Por, jo vetëm kaq. Klubi blaugrana ka njofruar të enjten se mbrojtësi i majtë spanjoll, Jordi Alba, ka pësuar lëndim muskulor dhe sezoni i tij ka marrë fund qysh tash.

Alba pësoi lëndim në ndeshjen e së mërkurës mbrëma ndaj Real Madridit, duke u zëvendësuar nga Adriano.

Sa i përket qendërmbrojtësit Marc Bartra, situata duket të jetë më pak dramatike, pasi shënuesi i golit të vetëm të ekipit të Tata Martinos mund të jetë i gatshëm për sfidën e fundjavës ndaj Athletic Bilbaos.