Përfundon seanca, Sokol Bashota para Gjykatës përsëri më 2 dhjetor

Ish-kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, doli sot para Gjykatës Themelore të Pejës, Dega në Klinë.

Lajme

28/10/2020 14:22

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.

“Sot është mbajt seanca në Gjykatën Themelore në Pejë-Dega në Klinë”, tha ajo.

Ajo gjithashtu theksoi se seanca e radhës është caktuar për datën 2 dhjetor 2020, në ora 10:00.

Sokol Bashota gjatë vitit të kaluar u shpall fajtor për deklarim të rremë të pasurisë nga Gjykata Themelore në Pejë./Lajmi.net/