​Përfundon seanca, s’ka kuorum për kërkesën për shkarkimin e Bordit të RTK-së

Ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës, në mungesë të kuorumit, ku u diskutua për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës. Pas përfundimit të debatit, kërkesa e PDK-së për shkarkimin e bordit të RTK-së nuk u hodh në votim për shkak të mungesës së deputetëve. Kuvendi do të mblidhet edhe javën e…

Lajme

04/11/2024 15:42

Ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës, në mungesë të kuorumit, ku u diskutua për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Pas përfundimit të debatit, kërkesa e PDK-së për shkarkimin e bordit të RTK-së nuk u hodh në votim për shkak të mungesës së deputetëve.

Kuvendi do të mblidhet edhe javën e ardhshme, ku do të diskutohet Projektligji për buxhetin 2025.