Përfundon seanca ndaj Top Kolshit, të dyshuarit për vrasjen e Enver Bajraktarit
Ka përfunduar seanca ndaj Top Kolshit, të dyshuar për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në Baicë të Lipjanit. Kolshi u arrestua të martën, pas kontrolleve të kryera në fshatin ku ndodhi edhe vrasja. “Pas ndalimit në Polici dhe dhënies së deklaratës, i dyshuari ka pranuar veprimet e tij dhe kryerjen e veprës penale”, u…

Lajme
Ka përfunduar seanca ndaj Top Kolshit, të dyshuar për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në Baicë të Lipjanit.
Kolshi u arrestua të martën, pas kontrolleve të kryera në fshatin ku ndodhi edhe vrasja.
“Pas ndalimit në Polici dhe dhënies së deklaratës, i dyshuari ka pranuar veprimet e tij dhe kryerjen e veprës penale”, u tha në njoftimin e përbashkët të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Policisë së Kosovës.
Më 4 gusht, Bajraktari ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij. Një ditë më vonë, në Baicë ishte gjetur një trup i pajetë i varrosur në një arë. Më pas u konfirmua se viktima ishte Enver Bajraktari.