Përfundon seanca e jashtëzakonshme, nga PDK nuk largohen nga salla pa kaluar Projektligji për Specialen në lexim të dytë

Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës. Me gjithsej 22 pika të rendit të ditës kjo seancë ka përfunduar. Pas kësaj, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë lëshuar sallën. Por pavarësisht se nga salla u larguan ata nga VV, LDK tani në sallë po vazhdojnë të qëndrojnë deputetët e PDK-së dhe nga Aleanca.…

Lajme

05/10/2026 16:15

Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës.

Me gjithsej 22 pika të rendit të ditës kjo seancë ka përfunduar.

Pas kësaj, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë lëshuar sallën.

Por pavarësisht se nga salla u larguan ata nga VV, LDK tani në sallë po vazhdojnë të qëndrojnë deputetët e PDK-së dhe nga Aleanca.

Ata kanë njoftuar se s’do të largohen nga salla deri në leximin e dytë të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Ngjashëm kanë kërkuar edhe protestuesit, të cilët kanë bllokuar të gjitha hyrje-daljet e Kuvendit të Kosovës./Lajmi.net/