Përfundon sanksionimi, Dybala, McKennie dhe Arthur rikthehen në stërvitje

Paulo Dybala, Weston McKennie dhe Arthur janë rikthyer me grupin.

Sport

04/04/2021 15:15

Dybala, McKennie nuk janë grumbulluar në ndeshjen ndaj Torinos nga Pirlo pas skandalit të darkës dhe thyerjes së rregullave anti-COVID-19, shkruan lajmi.net.

Futbollistët u suspenduan nga klubi për shkeljen e rregullave anti-COVID-19, pasi dihet që Italia është në karantinë për festat e pashkëve.

Sipas “Tuttomercatoweb”, tani, ky dënim ka përfunduar, pasi treshja janë rikthyer në stërvitje me shokët e skuadrës pas ndeshjes me Torinon dhe tani janë të gatshëm për ndeshjen me Napolin të mërkurën./Lajmi.net/