Përfundon raundi i fundit i bisedimeve mes Iranit dhe SHBA-së për të zgjidhur mosmarrëveshjen bërthamore

Bisedimet indirekte midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara që synonin zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje bërthamore prej dekadash kanë përfunduar në Oman, raportoi media shtetërore iraniane, ndërsa presidenti i ShBA-së Donald Trump, ka dhënë sinjale në arritjen e një pakti të ri që do të bllokonte rrugën e Iranit drejt një bombe bërthamore. Ministri i Jashtëm…

Bota

26/04/2025 19:08

Bisedimet indirekte midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara që synonin zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje bërthamore prej dekadash kanë përfunduar në Oman, raportoi media shtetërore iraniane, ndërsa presidenti i ShBA-së Donald Trump, ka dhënë sinjale në arritjen e një pakti të ri që do të bllokonte rrugën e Iranit drejt një bombe bërthamore.

Ministri i Jashtëm iranian,. Abbas Araqchi, dhe i dërguari i Trump për Lindjen e Mesme, Steve Ëitkoff, zhvilluan bisedime në Muscat përmes ndërmjetësve omanë për rreth gjashtë orë, një javë pas një raundi të dytë në Romë që të dyja palët e përshkruan si konstruktiv.

Ministri i Jashtëm i Omanit, Badr Albusaidi, tha se bisedimet do të vazhdojnë javën e ardhshme, me një tjetër “takim të nivelit të lartë” të planifikuar paraprakisht për 3 maj.

Përpara takimit të negociatorëve kryesorë, bisedimet indirekte në nivel ekspertësh u zhvilluan në Muscat për të hartuar një kornizë për një marrëveshje të mundshme bërthamore.

“Negociatat në nivel ekspertësh kanë arritur në fazën e specifikave të detajuara dhe kërkesave të ndërsjella, delegacionet po kthehen në kryeqytetet e tyre për konsultime”, tha televizioni shtetëror.

Një zyrtar iranian, i informuar rreth bisedimeve, i tha më parë Reuters se negociatat në nivel ekspertësh ishin “të vështira, të ndërlikuara dhe serioze”, pa dhënë detaje.

Trump e ka kaluar fillimin e mandatit të tij të dytë në detyrë duke u përpjekur të ndërmjetësojë marrëveshje për disa nga konfliktet dhe krizat më të mëdha në botë, duke përfshirë pushtimin e Ukrainës nga Rusia, sulmin e Izraelit në Gaza dhe çështjen e programit bërthamor të Iranit, shkruan Reuters.