Përfundon pjesa e parë: Tottenham në epërsi ndaj Southampton

Tottenham janë në epërsi ndaj Southampton në kuadër të ndeshjes së parë në Premier Ligë. 2:1 është rezultati i 45 minutave të para në ‘Tottenham Hotspur Stadium’. Ekipi i Antonio Contes ishin fillimisht në disavantazh, pasi të parët shënuan mysafirët. Në minutën e 12` ishte James Ward-Prowse që shënoi një supergol në portën e Hugo…

Sport

06/08/2022 16:48

Tottenham janë në epërsi ndaj Southampton në kuadër të ndeshjes së parë në Premier Ligë.

2:1 është rezultati i 45 minutave të para në ‘Tottenham Hotspur Stadium’.

Ekipi i Antonio Contes ishin fillimisht në disavantazh, pasi të parët shënuan mysafirët.

Në minutën e 12` ishte James Ward-Prowse që shënoi një supergol në portën e Hugo Lloris.

Por, goli i pësuar duket se vetëm motivoi ekipi e Tottenham, pasi ata arritën të rikthejnë rezultatin.

Në minutën e 21` shënoi Ryan Sessegnon për të barazuar shifrat në 1:1.

Në të 31` ishte Eric Dier që i dhuroi avantazhin ‘Spurs’, pas asistimit nga Son Heung-min.

Pas dy golave të shpejtë, ekipi londinez po kërkonin edhe të tretin, por nuk u treguan të saktë.

Në anën tjetër mysafirët përveç golit, nuk rrezikuan më shumë Tottenhamin./Lajmi.net/