Përfundon pjesa e parë: S’ka gola mes Chelseas dhe Liverpoolit
Ka përfunduar pjesa e parë e finales së "Carabao Cup" mes Chelseas dhe Liverpoolit.

Sport
Dy skuadrat e mëdha angleze kanë zhvilluar futboll të bukur, por që u mungoi konkretizimi i rasteve, duke bërë që kjo pjesë të përfundojë pa gola, shkruan lajmi.net.
Liverpool ishte më dominues sa i përket posedimit, por edhe “Blutë” ishin shumë të rrezikshëm.
Christian Pulisic kishte një rast të mirë në fillimin e ndeshjes, por që dështoi të shënoi nga afërsia.
Liverpool rrezikoi dy herë përmes Naby Keita dhe Sadio Mane, por Mendy ishte mahnitës duke ndalur dy gjuajtje të njëpasnjëshme, përfshirë të senegalezit që ishte shumë afër.
Mundësi të mirë në fundin e pjesës e kishte Mason Mount, pas një kundërsulmi të shpejtë, por që anglezi dështoi ta dërgoi topin në rrjetë (45′).
Kësisoj, mbetet të shihet nëse do këtë gola në 45-minutëshin e dytë, apo finalja do duhet të shkojë në kohë shtesë./Lajmi.net