Përfundon pjesa e parë: Llapi në epërsi ndaj Gjilanit

Ka përfunduar pjesa e parë në takimin e xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës, ndërmjet Gjilanit dhe Llapit.

Sport

13/03/2022 14:20

Llapi është në epërsi minimale 0:1 ndaj Gjilanit.

Ishte një ndeshje me intensitet të lartë nga të dy skuadrat. Si Gjilani ashtu edhe Llapi patën rastet e tyre gjatë pjesës së parë.

“Gjilanasit” e gjetën golin në minutën e 26` të ndeshjes, me anë të Dabiqaj, por gjyqtari Gramos Shala, anuloi golin për shkak të pozitës jashtë loje.

Të dy ekipet krijuan rastet e tyre, por më efikas në realizim ishte Llapi.

Në minutën e 38` të ndeshjes Francisco Rivera shënoi me kokë, për t`i dërguar në epërsi ‘llapjanët’.

Mbetet të shihet nëse do të ndryshojë diçka në pjesën e dytë apo jo./Lajmi.net/