Përfundon pjesa e parë: Drita në avantazh ndaj Trepçës 89’

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Dritës dhe Trepçës 89’, e vlefshme për xhiron e 10 të Superligës së Kosovës. Aktualisht rezultati është 1-0 në favor të gjilanasve që shënuan në minutën e 7’. Ishte Muharrem Jashari ai që tundi rrjetën për vendasit. Mitrovicasit u munduan që të rrezikojnë sadopak, mirëpo iniciativat e tyre ishin…

Sport

08/10/2022 13:52

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Dritës dhe Trepçës 89’, e vlefshme për xhiron e 10 të Superligës së Kosovës.

Aktualisht rezultati është 1-0 në favor të gjilanasve që shënuan në minutën e 7’.

Ishte Muharrem Jashari ai që tundi rrjetën për vendasit.

Mitrovicasit u munduan që të rrezikojnë sadopak, mirëpo iniciativat e tyre ishin të “vakëta”.

Si përfundim, 45 minutat e para dhanë rezultatin 1-0. /Lajmi.net/