Përfundon pjesa e parë: Barcelona në avantazh të dyfishtë ndaj Elches

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Barcelona – Elche. Barcelona po kryeson 2:0, pas pjesës së parë, në ‘Camp Nou’. Gjatë 45 minutave të parë ekipi i Xavi Hernandez ishte më i mirë dhe po kërkonte të tund rrjetën e mysafirëve. Golin e parë për blaugranët e shënoi ylli i skuadrës, Robert Lewandowski, kështu…

Sport

17/09/2022 17:07

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Barcelona – Elche.

Barcelona po kryeson 2:0, pas pjesës së parë, në ‘Camp Nou’.

Gjatë 45 minutave të parë ekipi i Xavi Hernandez ishte më i mirë dhe po kërkonte të tund rrjetën e mysafirëve.

Golin e parë për blaugranët e shënoi ylli i skuadrës, Robert Lewandowski, kështu duke regjistruar golin e shtatë në gjashtë ndeshje sa ka zhvilluar.

Kurse, golin e dytë e realizoi Memphis Depay, i cili shënoi në minutën e 41`.

Pedri shënoi pak minuta pa përfunduar pjesa e parë, por u anulua për pozicion jashtë loje.

Në anën tjetër Elche nuk arriti të rrezikojë aspak vendasit, ndërsa që nga minuta e 14` janë me 10 lojtarë, pas përjashtimit me të kuq të Verdus./Lajmi.net/