Përfundon pas dy orësh telefonata e Trump me Putinin

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë thotë se telefonata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, me Presidentin rus, Vladimir Putin, ka përfunduar pas më shumë se dy orësh, shkruan BBC. Sipas zyrtarit amerikan, telefonata zgjati gati dy orë. Mësohet se Trump do të publikojë së shpejti një përmbledhje të bisedës,. Më parë, presidenti i SHBA-së…

Bota

19/05/2025 19:30

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë thotë se telefonata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, me Presidentin rus, Vladimir Putin, ka përfunduar pas më shumë se dy orësh, shkruan BBC.

Sipas zyrtarit amerikan, telefonata zgjati gati dy orë. Mësohet se Trump do të publikojë së shpejti një përmbledhje të bisedës,.

Më parë, presidenti i SHBA-së tha se shpresonte ta përqendronte telefonatën në përfundimin e “gjakderdhjes” në Ukrainë.

Për Trumpin, i cili është acaruar dukshëm me Presidentin Putin në muajt e fundit, kjo është një telefonatë me rrezik të lartë, shkruan Bernd Debusmann Jr i BBC-së nga Shtëpia e Bardhë.

Nëse presidenti i SHBA-së nuk del me leva të reja presioni mbi Rusinë, Putini nuk ka pse të shqetësohet, shkruan Vitaliy Shevchenko i BBC-së.

Pritet që Trump të flasë me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe udhëheqësit nga disa vende të NATO-s.

Delegacionet ukrainase dhe ruse nuk arritën asnjë marrëveshje gjatë bisedimeve ballë për ballë në Stamboll të premten.