Përfundon pa gola pjesa e parë e Finales së Kupës së Botës për Klube ndërmjet Bayernit dhe Tigres

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë ndërjmet Bayern Munchen dhe U.A.N.L Tigres.

Sport

11/02/2021 19:48

Skuadra gjermane Bayern Munchen dhe skuadra meksikane U.A.N.L Tigres, po përballen në Finalen e Kupës së Botës për klube.

Pjesa e parë e Finales së Kupës së Botës për Klube, ndërmjet Bayernit dhe Tigresit ka përfunduar pa gola, edhe pse “Bavarezët” shënuan por që goli i tyre u anulua nga sistemi VAR, transmeton lajmi.net.

Edhe pse pati raste nga të dyja skuadrat, goli nuk u arrit.

Faktikisht ishte Joshua Kimmich, i cili shënoi në minutën e (18’), por që goli u anulua nga sistemi VAR.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ku edhe skuadrat shkuan në pushime./Lajmi.net/