Përfundon pa gola pjesa e parë e derbit, Chelsea – United
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Chelsea - Manchester United, e vlefshme për xhiron e 26-të në Premierligë.
Sport
Dy skuadrat po zhvillojnë ndeshje ofensivë, me “Blutë” që dominojnë në posedim, shkruan lajmi.net.
Rastet më të mira i kishin vendasit, por nuk ia dolën të realizojnë në portën kundërshtare.
Nga ana tjetër, një rast mjaftë i dyshimtë ishte ku sulmuesi Callum Hudson-Odoi dukej se preku topin me dorë, por pas rishikimit të VAR-it u vendos se nuk ishte penallti për “Djajtë e Kuq”.
Mbetet të shihet në pjesën e dytë, nëse do këtë fitues në këtë super derbi./Lajmi.net/