Përfundon numërimi i votave në QKN në Junik, këta janë pesë kandidatët për asamble më të votuar nga të gjitha partitë
Komisioni qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar numërimi i votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Junik. KQZ ka publikuar këto të dhëna, ku i pari në këtë komunë ka dal Ruzhdi Shehu nga LDK me 47.91% ndërsa i dyti Agron Kuçi nga AAK me 40.68%, dy kandidatë të cilët do të garojnë…

Lajme
Komisioni qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar numërimi i votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Junik.
KQZ ka publikuar këto të dhëna, ku i pari në këtë komunë ka dal Ruzhdi Shehu nga LDK me 47.91% ndërsa i dyti Agron Kuçi nga AAK me 40.68%, dy kandidatë të cilët do të garojnë edhe në balotazh më 9 nëntor.
Edhe në zgjedhjet për Kuvendin Komunal, në Junik LDK është e para me bartës liste Ruzhdi Shehun i cili ka marrë 38.63% apo 921 vota. Pas tij është bartësi i listës së AAK-së, Leonard Lluluni me 38,26% të votave apo 912 vota.
Bartësi i listës së VV-së, Jetmir Tofaj ka marrë 18.83% apo 449 vota, Artin Veliaj ka marrë 2.52% apo 60 vota dhe të fundit nga ky rezultat janë PDK me bartës liste Shkelzen Krasniqi me 1.76% apo 42 vota.
Bazuar në të dhënat e publikuar nga KQZ, këta janë kandidatët për asamble më të votuar në Junik, pesë të parët nga secila parti.
Pesë kandidatët për asamble më të votuar nga LDK në Junik:
-
Ruzhdi Shehu – 921 vota
-
Floris Miroci – 83 vota
-
Aulon Gacaferri – 73 vota
-
Jetmir Jasiqi – 72 vota
-
Zenel Salihaj – 70 vota
Pesë kandidatët për asamble më të votuar nga AAK në Junik:
-
Leonard Llolluni – 912 vota
-
Burim Kuçi – 112 vota
-
Ajshe Gacaferri – 104 vota
-
Aldi Gacaferri – 93 vota
-
Alfred Gaxherri – 85 vota
Pesë kandidatët për asamble më të votuar nga VV në Junik:
-
Jetmir Tofaj – 449 vota
-
Lulzim Gacaferri – 112 vota
-
Elsa Hima – 66 vota
-
Eliza Pepshi – 48 vota
-
Kumrije Goçi – 43 vota
Kandidati i pavarur:
Artin Velija – 60
Pesë kandidatët për asamble më të votuar nga PDK në Junik:
-
Shkelzen Krasniqi – 42 vota
-
Ibish Krasniqi – 11 vota
-
Venar Fetaj – 9 vota
-
Fatos Shala – 9 vota
-
Besjana Kuçi – 7 vota
Linku ku mund t’i shikoni rezultatet e publikuara nga KQZ: