Përfundon numërimi i votave në Junik, Kraki i treti në VV me vota
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë edhe në Komunën e Junikut. Në këtë Komunë që është edhe vendlindja e tij, kandidati për deputet nga Guxo është renditur i treti në parti për nga numri i votave. Nga VV, i pari në Junik është Albin Kurti me 341 vota, pas tij…
Lajme
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë edhe në Komunën e Junikut.
Në këtë Komunë që është edhe vendlindja e tij, kandidati për deputet nga Guxo është renditur i treti në parti për nga numri i votave.
Nga VV, i pari në Junik është Albin Kurti me 341 vota, pas tij Glauk Konjufca me 259 vota dhe Nezir Kraki me 245 vota. Pas tyre është Albulena Haxhiu me 152 vota dhe Donika Gërvalla me 151 vota.
Kraki ka qenë deputet edhe në dy legjislaturat e kaluara ndërkaq ka siguruar një ulëse në Kuvend edhe në këto zgjedhje.
Numërimi po vazhdon në disa komuna të tjera të Kosovës ndërkaq në 13 prej tyre ka përfunduar. /Lajmi.net/
