Përfundon numërimi i votave në Junik e Malishevë, fiton koalicioni AAK-Nisma

Dje (e diel), qytetarët e Kosovës kanë votuar për zgjedhjet parlamentare të Kuvendit të Kosovës. Rezultatet preliminare për disa komuna vetëm se janë publikuar në ueb-faqen e KQZ-së, shkruan lajmi.net. Në Komunën e Junikut ka fituar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 37.27%, pas saj LDK me 28.96%, LVV me 24.03% dhe e katërta PDK…

Lajme

10/02/2025 09:52

Dje (e diel), qytetarët e Kosovës kanë votuar për zgjedhjet parlamentare të Kuvendit të Kosovës.

Rezultatet preliminare për disa komuna vetëm se janë publikuar në ueb-faqen e KQZ-së, shkruan lajmi.net.

Në Komunën e Junikut ka fituar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 37.27%, pas saj LDK me 28.96%, LVV me 24.03% dhe e katërta PDK me 8.08%.

Përveç Junikut, AAK ka korrur fitore edhe në Deçan me 49.9%, LVV me 22.84%, LDK me 20.79% dhe PDK me 4.22%. /Lajmi.net/