Përfundon numërimi i votave edhe në Zveçan, fiton Lista Serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon publikimin e rezultateve të votave të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. Në disa prej komunave ka përfunduar ky proces e në disa të tjera ato ende po numërohen, shkruan lajmi.net. Në Zveçan ka përfunduar numërimi e sipas rezultateve, Lista Serbe ka fituar në këtë komunë me 74.92%. “Srpska Demokratija”…

Lajme

10/02/2025 09:59

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon publikimin e rezultateve të votave të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.

Në disa prej komunave ka përfunduar ky proces e në disa të tjera ato ende po numërohen, shkruan lajmi.net.

Në Zveçan ka përfunduar numërimi e sipas rezultateve, Lista Serbe ka fituar në këtë komunë me 74.92%.

“Srpska Demokratija” e pason Listën Serbe me 13.15% e pas saj Lëvizja Vetëvendosje me 3.26%. /Lajmi.net/