Përfundon numërimi i votave edhe në Gjilan- ky është rezultati
Komisioni Qendror ka përfunduar numërimin e votave në komunën e Gjilanit. Nga rezultatet e nxjerra nga 100% e votave tanimë të numëruara del se Alban Hyseni i VV-së dhe Arbër Ismajli i LDK-së do të shkojnë në balotazh. Hyseni mori 49.79% të votave, kurse Ismajli 34.24%, transmeton lajmi.net. Edhe pse me një rezultat më të…

Lajme
Komisioni Qendror ka përfunduar numërimin e votave në komunën e Gjilanit.
Nga rezultatet e nxjerra nga 100% e votave tanimë të numëruara del se Alban Hyseni i VV-së dhe Arbër Ismajli i LDK-së do të shkojnë në balotazh.
Hyseni mori 49.79% të votave, kurse Ismajli 34.24%, transmeton lajmi.net.
Edhe pse me një rezultat më të lartë, Hyseni me gjasë do të jetë në balotazh- edhepse nga VV-ja shpresojnë në mbledhjen e votave nga diaspora dhe atyre me kusht./Lajmi.net/